Baseni Lumor Ishëm, hidhet për konsultim publik Projektplani i Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet

Projektplani i Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet, Baseni Lumor Ishëm, ka për qëllim final, miratimin e një dokumenti planifikues i cili i shërben institucioneve shtetërore, enteve publike e private për të menaxhuar në mënyrë të harmonizuar riskun nga përmbytjet dhe marrjen e masave efektive, me qëllim parandalimin dhe reduktimin e pasojave të mundshme negative nga përmbytjet për shëndetin e njeriut, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe aktivitetin ekonomik, në zonat respektive.

Projektplani është hartuar nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe është hehdur për konsultim publik, me qëllim marrjen e të gjitha opinioneve nga ekspertët dhe aktorët e tjerë të përfshirë në proces.

Aneksi 1 projekt-PMRP Ishem

Link për aksesimin e shtojcave në faqen zyrtare www.ambu.gov.al

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha