Për rrugët me pagesë të ndërtuara nga paratë e buxhetit të shtetit, qeveria do të krijojë një Ent kombëtar të operimit rrugor për menaxhimin, monitorimin por dhe mirëmbajtjen e tyre.
Vendimi i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë parashikon krijimin e shoqërisë, me kapital 100% shtetëror dhe detyra të mirëpërcaktuara.