Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2024-2027 dhe Plani i Veprimit 2024-2027

Strategjia Afatmesme e të Ardhurave (SAA) 2024-2027 dhe Plani i Veprimit, paraqet të detajuara reformat që do të ndërmerren në politikat tatimore, mirëadministrimin tatimor dhe doganor, të cilat së bashku do të sjellin rritje të të ardhurave tatimore me 2.5% e Produktit të Përgjithshëm Bruto (PBB) për periudhën katërvjecare.

Kjo Strategji është hartuar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe parashikon ndërhyrje në disa drejtime, me qëllim rritjen e të ardhurave buxhetore. Ajo parashikon masa kundër informalitetit në ekonomi dhe eleminimin e përjashtimeve fiskale, që janë bërë në vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Për periudhën afatmesme, 2024-2027, të ardhurat tatimore të buxhetit parashikohet të rriten me +2.5% e PBB në krahasim me vitin 2023. Rritja do gjenerohet nga rritja e të ardhurave nga politikat fiskale me rreth 0.33% e PBB, rritja e të ardhurave nga mirëadministrimi tatimor, me 1.96% e PBB dhe rritja e të ardhurave nga mirëadministrimi doganor, me 0.17% e PBB.

Strategjia Afatmesme e të ardhurave 2024-2027 dhe Plani i Veprimit 2024-2027

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha