Shqipëria kthehet në qendër inovacioni, prezantohet Strategjia S3

Shqipëria synon të kthehet në një qendër të inovacionit dhe zhvillimit të qendrueshëm. Kjo nëpërmjet zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Specializimit të Zgjuar dhe të Planit të Veprimit për zbatimin e saj” (S3). Strategjia është hedhur për konsultim public dhe synon që të forcojë inovacionin dhe zhvillimin rajonal në përputhje me objektivat e integrimit në Bashkimin Europian.

Kjo strategji është hartuar për të identifikuar dhe zhvilluar fusha me potencial të lartë për rritje dhe inovacion, duke përfshirë sektorët strategjikë si energjia e rinovueshme, turizmi i qëndrueshëm dhe zinxhiri i ushqimit të shëndetshëm.

Procesi për hartimin e Strategjisë S3 ka filluar në vitin 2016, me një mbështetje të gjerë nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Komisionin Evropian dhe Qendrën e Kërkimeve të Përbashkëta (JRC) të BE-së.

Relacioni

Draft Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3) 2024-2030

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha