Makina në rrugë me grafik, ja ligji i ri që pritet të miratohet nga qeveria

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim planin kombëtar që synon përafrimin e politikave mbi klimën dhe energjinë me ato të vendeve të Bashkimit Europian.

Në draftin e hedhur për konsultim parashikohet që duke nisur që nga ky vit ku sapo kemi hyrë, lëvizja e automjeteve të bëhet në ditë caktuara të javës dhe e ndarë sipas targave të automjetit, gjë e cila aplikohet në vende fqinje me ne si Greqia apo dhe vende të tjera.

Në rishikimin e Planit Kombëtar  2020–2030 parashikohet gjithashtu qe deri ne vitin 2030, 10% e të gjithë automjeteve që përdoren në territorin shqiptar të jenë automjete elektrike.

 

Projektligj

Relacion shoqërues

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha