Krijohet Banka Shqiptare e Zhvillimit, do të kreditojë sektorët e nënfinancuar

Qeveria krijon Bankën Shqiptare të Zhvillimit, e cila do të financojë sektorët që nuk kreditohen aktualisht nga bankat. Projektligji për ngrijtjen e bankës është hedhur për konsultim publik, me qëllim marrjen e opinioneve të grupeve të interesit.

Institucioni synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe social të vendit përmes lehtësimit të qasjes në financime për sektorët e nënfinancuar, me fokus të veçantë tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe projektet që përmirësojnë infrastrukturën fizike dhe digjitale. Projektligji synon të adresojë dështimet e tregut që pengojnë financimin dhe investimet e nevojshme për një rritje më të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Funksionet e parashikuara të Bankës përfshijnë ofrimin e financimeve, dhënien e garancive, dhe promovimin e eksporteve, duke siguruar kështu një ndikim të gjerë dhe të qëndrueshëm për ekonominë shqiptare. Veprimtaria e saj do të bazohet në parimet e transparencës dhe llogaridhënies, duke respektuar legjislacionin për ndihmën shtetërore dhe konkurrencën.

 

Projektligji.

Relacioni.

Artikuj të ngjashëm

Të Gjitha